Ora News - Protesta, Rama nga Vlora: Do përgjigjen të gjithë para ligjit

  • 5 years ago
#oranews #protestaeopozites #edirama #vlore
Teksa protestuesit në Tiranë po mësynin godinën e kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nga Vlora, tha se aksioni i opozitës vjen për shkak të frikës nga drejtësisë e re. Rama kishte edhe një përgjigje për akuzat e artikuluar nga Kryetarja e LSI për blerje të votave.

Rama: Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është, na tregojnë ne kanabisin, ata janë vrasësi që bërtet kapeni vrasësin. Ata janë në panik, ata votë nga populli nuk marrin dot dhe kanë hallin tjetër që drejtësia e re po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë.

Duke iu referuar pjesëmarrjes në tubimin e opozitës dhe të qytetarëve të pranishëm në takimin në Vlorë, Kryeministri Rama ironizoi opozitën kur tha se ne nuk u përgatitëm një muaj për këtë takim ashtu si opozita.

Rama: Edhe sot shumë nga ta që nuk kanë ardhur, sepse ne nuk bëmë një muaj përgatitje për të mbledhur njerëz në shesh. Kundërshtarët po u ofrojnë shqiptarëve të njëjtën gjullurdi.

Teksa vlerësoi punën e Dritan Lelit në krye të bashkisë së Vlorës, Rama la të kuptohet se ai do të rikandidohet në zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershorit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-rama-nga-vlora-do-pergjigjen-te-gjithe-para-ligjit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended