Report Tv-Nisen protestuesit e PD, policia kontrolle për persona me precedentë

  • 5 years ago
Ditën e sotme është paralajmëruar të mbahet protesta e opozitës e cila do të niset rreth orës 11:00. Sipas njoftimeve të opozitës, protestuesit do të mblidhen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Report Tv mëson se protestuesit e rretheve janë nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës, ku pritet të bashkohen me përfaqësuesit e opozitës për të marshuar drejt kryeministrisë. Ndërkohë policia ka marrë masat për të parandaluar incidentet e mundshme nga ky tubim. Ajo ka ushtruar kontrolle të imtësishme në disa postblloqe kryesore, pasi siç u njoftua dje në deklaratën e saj zyrtare, ka informacione se në protestë do ketë persona të inkriminuar të cilët do të përpiqen të ushtrojnë akte dhune.

Recommended