Report TV - Protestuesit në gjykatë, deputetët e PD tentojnë të hyjnë me forcë

  • 5 years ago
TIRANË- Në ditën e 22-të të protestës për Unazën e Madhe, banorët e Astirit janë zhvendosur pranë Gjykatës së Tiranës. Në kohën kur në gjykatë po zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë, banorët kërkojnë nga gjykata lirimin e tyre. Në seancë ndodhen deputetë të opozitës të cilët mbështesin protestuesit që dhunuan policinë pak ditë më parë në protestën para Parlamentit. Nga deputetet e LSI, të pranishëm në sallë janë Endrit Braimllari dhe Silva Caka.

Prokurori Kreshnik Ajazi, i pranishëm në seancë ka kërkuar 6 masa arresti me burg dhe 5 masa sigurie detyrim paraqitjeje për 11 të ndaluarit.

Konkretisht janë kërkuar këto masa sigurie

Erald Muçaj, detyrim paraqitje

Ali Naliç, detyrim paraqitje

Alban Ahmetcenaj, detyrim paraqitje

Paolo Ahmetcenaj, detyrim paraqitjej

Lulzim Dozhlani, detyrim paraqitje

Fluturim Koleci, arrest me burg

Ruzhdi Daci, arrest me burg

Marsel Velillari, arrest me burg

Dorjan Protoduari, arrest me burg

Amarildo Sinanaj, arrest me burg

Shpati Bilbilaj, arrest me burg

Ata akuzohen për ?Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme? dhe ?Prishja e qetësisë publike? e kryer në bashkëpunim.

Kjo seancë vjen pas protestës së dhunshme para Parlamentit, e cila degradoi në dhunë fizike mes qytetarëve dhe policisë. Nga protesta u plagosën 15 efektivë, mes tyre efektivja Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta, ndërsa u shoqëruan 25 persona, nga të cilët 11 u mbajtën në burg dhe sot për 6 prej tyre prokuroria kërkon masën ?arrest me burg? dhe për 5 të tjerë detyrim paraqitje.

Recommended