Protestuesit tentojnë te hyjne ne teatrin ku ndodhej Macron

  • 4 years ago
Kjo video e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale tregon më shumë 30 protestues të cilët tentuan që të hyjnë brenda teatrit ?Bouffe du Nord? në Paris, në të njëjtin vend ku presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, ishin duke ndjekur shfaqen moderne ?Miza?.
Policia arriti që të ndalojë në kohë protestuesit, të cilët prej javësh protestojnë në rrugët e Parisit kundër reformës së pensioneve, ndërsa Presidenti dhe Zonja Macron janë zhvendosur në një vend më të sigurt.
Pasi u situate u qetësua, ata janë rikthyer sërish në sallën kryesore për të ndjekur pjesën teatrale deri në fund.
Presidenti i Francës ndodhet prej 6 javësh në qendër të protestave dhe grevave për shkak të reformës që kërkon të bëjë në fushën e pensioneve, e cila ndryshon sistemin me 42 regjime të ndryshme pensionesh sipas kategorive të punës, në një të vetëm për të gjithë.

Tv Klan

Recommended