Report Tv-Protestuesit e PD në Vlorë i presin Ramës 'biletë' vetëm vajtje me 'Air Albania'

  • 5 years ago
Partia Demokratike mblodhi një grup protestuesish sot në Vlorë, në vijim të mobilizimit të militantëve në çdo qytet të vendit, për protestën e 16 shkurtit. Vlonjatët kanë zgjedhur të bëjnë ironi me kryeministrin Edi Rama dhe kompaninë "Air Albania" e cila ende nuk ka nisur fluturimet edhe pse kanë kaluar disa muaj që prej inaugurimit të linjës së parë ajrore shqiptare. Mbështetësit e PD i kanë "prerë" Ramës biletën me "Air Albania" vetëm vajtje.

Recommended