Incidenti në Kuvend/ Gjylameti: Bojën, opozita do që ta kthejë në zjarr dhe kaos në 16 shkurt

  • 5 years ago
Kryetarja e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti e ftuar Report Tv pas incidenteve sot në Kuvend u shpreh se bojën që Paloka hodhi në drejtim të kryeministrit Rama, opozita kërkon që ditën e shtunë në protestë ka kthejë në zjarr dhe kaos.

"Ata tentojnë që bojën që hodhën ta kthejnë në zjarr në 16 Shkurt për të rikthyer kaosin në Shqipëri. Nëse opozita do të vijë në pushtet, kjo nuk është rruga e duhur. PD kërkon të vijë në pushtet përmes krimit dhe kaosit. Destabilitetit politik dhe ekonomik shqiptarët i kanë thënë jo. Shqiptarët nuk do të zgjedhin modelin e dhunës.

Protestat e opozitës janë menaxhuar me shumë kujdes, jemi modeli ndryshe nga 21 Janari. Modeli i dhunës së 21 janarit është i atyre që flasin për të varfrit dhe asnjë sekondë të punës së tyre nuk janë kujdesur për ata" tha ajo.

Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat Edi Paloka erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara për të folurën me 'th', por Gjylameti mendon ndryshe. "Ajo që ndodhi sot nuk besoj që ka të bëjë me fyerje. Nuk besoj se ka ndodhur kjo gjë për të parë këtë reagim, pasi mjafton të shikojmë gjuhën që ka përdorur Berisha dhe Basha. Ne kemi qenë pro dialogut dhe kundër gjuhës së etiketimit' tha ajo.

Recommended