Ora News - Kapshticë, mes thasëve me krunde u fshehën mbi 1.5 ton drogë, shikoni videon

  • 5 years ago
#oranews #drogenekapshtice #thasemekrunde
Mbi 1.5 tonë drogë dyshohet se është sasia e lëndës narkotike të sekuestruar mbrëmjen e së mërkurës në dy kamionët e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Burime të besueshme, thanë se në njërin prej kamionëve janë gjetur 1 ton e 150 kg., ndërsa në tjetrin përllogaritet rreth gjysmë toni.

Policia zyrtarisht ka konfirmuar vetëm goditjen e tentativës së trafikut në një aksion në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, por nuk jep më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

Droga sipas burimeve ishte e ndarë në 103 thasë me krunde, të fshehura në dy kamionët me targa AA 874 UZ dhe AA 701 XO që udhëtonin drejt Greqisë, ndërsa si destinacionan final kishin Turqinë.

Burimet thonë se policia ka pasur informacion për tentativën e trafikut dhe ka vendosur ta godasë në kufi.

Në pranga u vunë drejtuesit e kamionëve të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako.

Në dëshminë e parë ata kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për lëndën narkotike, ndërsa sipas tyre po transportonin krunde.

Hetuesit dyshojnë se pas tentativës së trafikut qëndron një grup i fuqishëm kriminal, që vepron jashtë Shqipërisë ku edhe priste drogën. Dyshimet janë se bëhet fjalë për të njëjtin grup të goditur në kuadër të Operacionit 'Uraka 2' ku u sekuestruan 578 kilogramë kanabis sativa ndërsa u arrestuan 8 persona dhe një i 9 u shpall në kërkim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shikoni-thaset-me-droge-ne-kapshtice

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended