Ora News - Ku ndodhen 16 milionë eksplozivë qe u grabitën në 1997?

  • 5 years ago
#oranews #eksplozive #grabitjene1997
Në Shqipëri janë ende 325 mijë armë në duart e qytetarëve. Shifra është bëre e ditur në strategjinë e miratuar së fundmi nga qeveria, e cila ka nisur përgatitjen e një plani veprimi për uljen e armëve në qarkullim.

Hapja e depove të armatimit në vend gjatë 1997 shtoi ndjeshëm numrin e armëve,municioneve dhe eksplozivëve në duart e qytetarëve. Pas kaq shumë vitesh edhe pse janë ndërmarrë një sërë amnistish duket se përsëri rreth 40% e armëve vijojnë të jenë të pa mbledhura.

Shqetësues është edhe numri i ekspolizvëve.

Rezulton se janë vjedhur 16 milion eksploziv dhe aktualisht janë mbledhur vetëm 2 mijë.

Po ashtu nga depot janë marrë rreth 550 mijë armë dhe një sasi prej rreth 839 milionë municione.

Në dokument shkruhet se burrat zotërojnë licencat për mbajtje të armëve por po ashtu 89 për qind e autorëve të vrasjeve me armë zjarri janë burra.

Gratë në anën tjetër zotërojnë vetëm një pjesë të vogël të armëve të zjarrit, rrallë i keqpërdorin ato, dhe përfaqësohen në mënyrë të shpërpjesëtuar ndërmjet viktimave 11%.

Shumica e viktimave gra janë për arsye të dhunës në familje dhe keqpërdorimin e armëve të zjarrit brenda këtij konteksti. Në dokumentin e qeverisë thuhet se armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e qytetarëve dhe keqpërdorimi i tyre, vijojnë të jenë burim i rrezikut serioz për vetë jetën e qytetarëve, si dhe për rendin dhe sigurinë publike. Përveç kërkesave të brendshme për rritjen e sigurisë publike, kjo strategji do të kontribuojë edhe në sigurinë rajonale dhe të BE-së nëpërmjet kontrollit kufitar, si dhe duke luftuar eksportet dhe importet e paligjshme të armëve, municionit, eksplozivëve dhe prekursorëve të tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ku-ndodhen-16-milione-eksplozive-qe-u-grabiten-ne-1997
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended