Report Tv-Protesta e 16-shkurtit /Nard Ndoka për '45minuta': Do jetë radikale
  • 5 years ago
Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin '45 minuta" të gazetarit Denis Minga ku foli rreth klimës së protestës së opozitës së bashkuar që pritet të mbahet 16 shkurt.

Teksa ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se kjo protestë do të jetë masive deputi Ndoka foli rreth natyrës së kësaj proteste se qytetarët e kanë humbur besimin dhe shpresën tek kjo qeveri e cila sipas tij ka dështuar në rolin e saj udhëheqës. Deputeti Nard Ndoka u shpreh i bindur se është krijuar një klimë dhe nivel i lartë pakënaqësie e qytetarëve të vendit por nuk është e sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë, pasi do të jenë ata që do të vendosin

Bëhet fjalë për një protestë që i ka kaluar përmasat e veta politike. Është një akumulim pakëqnaqësiesë qytetarëve dhe protesta E vetmja menyre per ta penguar kete qeveri per taksat ndaj qytetareve dhe të gjithë keqqeverisjen që ka ushtruar deri më tani është protesta. Protestat kanë treguar që janë vërtet efektive dhe kur ke një kaos të drejtë, ajo fiton gjithmonë. Qytetarët e kanë kuptuar që kjo qeveri ka dështuar , e vetmja mënyrë për të frenuar në keqqeverisje, në keqadministrimin e fondeve publike është protesta . Keqqeverisja ka ardhur duke u trashur, qeveria e Kryeministrit Edi Rama jo vetëm nuk është treguar tolerante dhe bashkëpunuese dhe nga nismat e veta, ka rritur arrogancën e vet ndaj qytetarëve. Kemi rastin e studentëve që i dha një mësim politikës , që tregon se protesta është nje institucion që sot ka rëndësi. Është abuzuar për hir të së vërtetës në shumë raste, me natyrën e protestave nga politika. Edhe vete z. Basha është kritikuar për mëyrën e sesi e ka drejtuar politikbërjen e tij. Deri më tani nuk ka një draft . Problemi i standarteve dhe ngritja e një komisionin për reformën zgjedhore, nuk ka patur një vullnet nga ana e maxhorancës në këtë rast nuk është bërë deri më tani asgje dhe e gjitha çfarë deklarohet nga ana e maxhorancës derimë tani për reformën zgjedhore është demagogji.

Nard Ndoka, Deputet i Partisë Demokratike
Sipas deputetit Nard Ndoka protesta do të jetë radikale dhe se do të jenë qytetarët ata që do përcaktojnë kohëzgjatjen e saj, dhe nëse duan ta rrëzojnë këtë maxhorancë qeverisëse, e cila sipas tij deri më tani ka treguar që nuk ka vesh për të dëgjuar interesat e qytetareve.

Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë një protestë radikale edhe pse ende nuk ka një informacion për detajet e saj. Çdo gjë që është në dorën e qytetarëve, dëshira e tyre, do të jetë si njësi matëse e cila do të vendos vetë kohëzgjatjen e kësaj proteste e cila mund të jetë edhe e pafund deri në largimin e Ramës. Të vetmen kërkesë që kam është që mos na pengoni që të protestojmë ashtu siç duhet , pafund . Çdo parti politike po merr masat e veta organizative pasi po përgatitemi me një protestë popullore. Kryeministri duhet te pergatitet sepse nuk do të ketë shpulla , por grushta , brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqq...
Recommended