Report TV - Protesta e 16 shkurtit, policia shoqëron 80 persona, 7 të arrestuar

  • 5 years ago
80 është numri i personave të shoqëruar nga policia për dhunën që shpërtheu dje në protestën e opozitës së bashkuar para kryeministrisë. Report Tv mëson përmes burimeve nga uniformat blu se janë lëshuar 15 urdhër - arreste, 7 prej të cilave janë ekzekutuar.

Mes tyre është vënë në pranga dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës. Ai u kap edhe nga kamerat të ishte i pranishëm në protestën e opozitës, teksa është filmuar edhe në shkallët e kryeministrisë pas çarjes së kordonit të forcave të policisë.Protesta e nisur me lule nga ana e të rinjtë të Partisë Demorkatike, përshkallëozi në dhunë, që çoi në dëmtime të konsiderueshme të derës hyrëse në kryeministri dhe shkatërrimin total të instalacionit të kërpudhës që ndodhet në lulishten e godinës. Protestuesit çanë disa herë kordonin e policisë, por nga ana e liderëve politikë dhuna u quajt e nxitur nga ana e qeverisë.

Recommended