Aksioni opozitar/ Nard Ndoka në Report Tv: Protestat do të vazhdojnë!
  • 5 years ago
TIRANE- Protestat e opozitës do të vijojnë nëse kryeministri Edi Rama nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e kushteve të Bundestagut. Ka qenë kjo deklarata e kreu të PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj në Report Tv. Ndoka u shpreh se protesta është një armë në duart e qytetarëve për të treguar pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë Rama.

Kreu i PDK tha se kushte e Bundestagut dhe qëndrimi i Francës për shtyrjen e negociatave ishin një goditje e fortë për Ramën, si një mesazh i cili kërkon refklektim në formën e qeverisjes së vendit.
Recommended