Ora News - Koncesioni i mbetjeve, mungesë transparence, në kundërshtim me ligjet
  • 5 years ago
#oranews #koncesion #mbetjet

15 organizata mjedisore dhe dy kompani riciklimi kundërshtojnë kontratën e koncesionit për ndërtimin e landfillit, inceneratorit, rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese si dhe prodhimit të energjisë elektrike. Ata shprehen se ky koncesion është jotransparent, ndërsa shkel ligjet kombëtare dhe evropiane.

"Duhet të ishin bërë publike të gjitha fazat e procesit. Nga verifikimet e bëra në faqet zyrtare të institucioneve të përfshira në këtë proces dhe të korresopndecës zyrtare, rezulton se këto detyrime janë përmbuhur pjesërisht"

Ndër të tjera, ata thonë se ky vendim politik nuk është i bazuar në studime të mirëfillta të situatës, ndërsa theksojnë se nuk merren parasysh ndikimet sociale, ekonomike dhe mjedisore.

"Studimi nuk trajton asnjë alternativë tjetër të trajtimit të mbetjeve urbane që është edhe detyrim ligjor. Si i tillë ai nuk mund të arrijë në përfundimin e faktuar dhe analizuar që ngritja e impiantit të djegies së mbetjeve urbane është qasja më e qëndrueshme dhe zgjidhja më e mirë"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/koncesioni-i-mbetjeve-mungese-transparence-ne-kundershtim-me-ligjet

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended