Investigimi-universitetet/ Adinistratorët jashtë kushteve ligjore, mungesë transparence në bilance
  • 5 years ago
Bordet e Administrimit dhe Senatet e universiteteve duhet të miratojnë buxhetet, që i harton një person, administratori i Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL). Pothuajse asnjë administrator, i zgjedhur me ligjin e ri të arsimit, nuk plotëson kriteret e ligjit. Por edhe auditimin e buxhetit e bën përsëri administrator, ose njësia e miratuar prej tij. Ku është ministria përgjegjëse për Arsimin? Kush i kontrollon financat e universiteteve? Pse nuk raportohen me transparencë burimet e brendshme të financimit; si dhe ku përdoren të ardhurat dytësore të studentëve dhe të familjeve të tyre?

Pak fjalë, në vijim të një shkrimi të posaçëm të ?Shqiptarja.com?, që ka publikuar bilancet e një universiteti, nga më problematikët, sa i përket administrimit në përgjithësi dhe atij financiar në veçanti?

?Shqiptarja.com?, me një artikull ekskluziv të pak ditëve më parë, vetëm sa i hapi ?petët e lakrorit? të bilanceve financiare, mbi të cilat mund e duhet të funksionojë një institucion i arsimit të lartë. Asgjë nuk është thënë deri tani në këtë drejtim. Bëmat duket se janë të jashtëzakonshme. ?Nuk keni parë asgjë akoma?: kjo thënie e shumëkomentuar e kryeministrit aktual, në këtë fushë merr vlerën e saj kuptimplotë. Në fakt, as vetë kryeministri ?nuk ka parë gjë akoma? kur vjen fjala për dritëhijet e mëdha të financave universitare. Le të mos nxitohemi dhe të analizojmë hap pas hapi se si ?rrjedhin? milionat e pakontrolluara në universitetet publike?
Recommended