Ora News - Abuzime me tenderat, arrestohen 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë
  • 5 years ago
#oranews #abuzime #tenderat

Akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre kanë vendosur në pranga 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët akuzohen për nje sërë shkelje te kryera në 5 tendera të kësaj Ministrie në periudhat 2016- 2017.

Katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë rënë në pranga për abuzime me tendera ndersa tete te tjerë janë vendosur nen hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Të arrestuarit janë ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha, ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse Aurel Lamçe dhe ish-specialistët e IT-së në Ministri, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:

1.Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Në materialet e prokurorisë thuhet se nga komunikata e përditshme e Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe në burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës vazhdohet të monitorohet me sistemin e vjetër dhe nuk janë instaluar dhe konfiguruar me kamerat e reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/abuzime-me-tenderat-arrestohen-4-ish-zyrtare-te-ministrise-se-drejtesise

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended