Kjo javë mbyllet me bojkot, nga e hëna pedagogët e Histori-Filologjisë një ditë në javë protestë
  • 5 years ago
#oranews #pedagoget

Asambleja e Pedagogëve në Fakultetin e Histori-Filologjisë e shpalli këtë javë, javë proteste.

Dekani i Fakultetit, Sabri Laçi, zbardhi vendimet pas një diskutimi prej 1 orë e gjysmë të Asamblesë.

Nga java e ardhshme, tha ai, do të ketë një ditë protestë në javë sipas një kalendari.

Laçi: Asambleja e pedagogëve është thirrur për situatën e krijuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe përgjithësisht në arsimin e lartë, në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri. Meraku i të gjithë ishte dhe mbetet sesi do të dilet nga kjo situatë, si do të reagojnë në vijimësi profesorati dhe institucionet drejtuese. U diskutua për gati një orë e gjysmë dhe dolën një sërë propozimesh. Asambleja ishte unanime në vendimarrjen e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Historisë dhe Filologjisë dhe në vijimësi në javët që vinë protesta do të vijojë një ditë në javë sipas një kalendari, javën e parë të hënën, të dytën të martë etj. Qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndëgjegjësimi për gjithë problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në Shqipëri.

Të gjithë janë të prokupuar për zgjidhje. Ne presim zgjidhje nga qeveria për pjesën e vet dhe shprehim angazhimin tonë për të zgjidhur të gjithë problematikën që gjendet në duart tona. Kjo javë është javë proteste në mjediset e Fakultetit dhe oborrin e Fakultetit. Të gjithë në institucion por nuk do të bëjmë mësim. Do ta përvijojmë këtë protestë në javët në vijim derisa të gjejmë përgjigje për problemet që kemi parashtruar lidhur me autonominë universitare, respektimin e lirive akademike, respektimin e universitetit, me zgjidhjen e të gjitha gjërave të tjera që ngërthen ligji i arsimit të lartë. Kemi vënë re që nuk ka një predospozicion të shprehur nga institucinet qeverisëse për të ndërhyrë për ndryshime thelbësore në ligjin e arsimit të lartë siç kemi kërkuar. Problematika për ligjin është e vjetër.Pas katër vjetësh rezulton se gjithçka që është thënë kur bëhej ligji që do të krijonte probleme, ka krijuar probleme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kjo-jave-mbyllet-me-greve-nga-e-hena-pedagoget-e-histori-filologjise-nje-dite-ne-jave-proteste

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended