Studentët nuk lejojnë nisjen e mësimit në Shkodër, debat me Rektorin: Pse ke fikur kaldajat?

  • 5 years ago
#oranews #protestaestudenteve

E hëna e 4 shkurtit 2019 ishte përcaktuar me vendim të Rektoratit të Shkodrës si dita e rinisjes së procesit mësimor, por sërish ai dështoi.

Studentët e ngujuar që në orën 7 të mëngjesit bllokuan mjediset e Rektoratit, duke mos lejuar ngjitjen në zyrë të rektorit Adem Bekteshi, si dhe banka e karrige mbanin të mbyllur edhe hyrjen e Fakultetit Ekonomik.

Në një debat që ata vetë kanë filmuar me Rektorin, shprehen të vendosur të mos tërhiqen pa u plotësuar të gjitha kërkesat, 8 pikat e bëra publike dhe 3 të shtuara që lidhen me këtë Universitet si: ulja e pikëkrediteve për kalimin nga viti i dytë në të tretin, ngrohja në auditore dhe shkrirja e Këshillit Studentor.

Rektori Bekteshi mësohet tu ketë thënë se do të firmoset një marrëveshje me shkrim, por për 8 pikat ai nuk ka kompetenca.

Rektori: Kaldaja është e prishur.

Studentja: Të na kishe thënë që në fillim që është e prishur, jo tani në fund.

Studenti: Nëse është e prishur duhet të kishe rregulluar.

Rektori: Kanë shkuar ta rregullojnë.

Studenti: Shkuan tani ëë?

Studentja: Pasi shkuam nëpër spitale si të marrin ftohje të rëndë?

Studenti: Mos e merr personale, pse e merr barrën mbi supe?

Rektori: Me hap se i keni bllokuar zyrat e Universitetit.

Studentja: Do ti hapim kur ti vërtetojmë të gjitha, sa i pastër je ti, çfarë Doktorature ke ti. Tenderi i ri, ku kanë shkuar lekët? Të gjitha kanë me u vërtetu, kush student është me parti, kush student shtyhet, kush student është pagu. Të gjitha do të dalin duke filluar nga unë.

Jashtë Fakultetit Ekonomik, studentë dhe pedagogë që kishin ardhur për mësim pritën për afro 1 orë në mjediset e jashtme.

Ata nuk janë kundër bashkëmoshatarëve që protestojnë, por vetë duan mësim.

Pasi mungoi një zgjidhje dhe një përgjigje për ta, studentët u larguan dhe mësohet se vetëm tek Shkencat e Natyrës dhe Gjuhët e Huaja ka patur mësim, me pjesmarrje të ulët në disa klasa.

Basha perserit garancine: S'do humbisni vitin

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter Basha ka përsëritur garancitë e tyre se studentët nuk do humbasin vitin akademik.

Në orën 12:00 është prashikuar një mbledhje. Ulja e pikë-krediteve nuk është pranuar si variant nga Rektorati.

"I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta!"

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-nuk-lejojne-nisjen-e-mesimit-ne-shkoder-bllokojne-rektoratin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Fo...

Recommended