Ora News - Pedagogët e Shkencave Sociale në grevë, Arlind Qorri: Po bëhet presion

  • 5 years ago
#oranews

Në fakultetin e Shkencave Sociale sot nuk bëhet mësim. Pedagogët e këtij fakulteti kanë nisur grevën e tyre pa afat deri në plotësimin e kërkesave që ata kanë drejtuar qeverisë. Ndërkohë sot paradite atje ndodhet dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili mbajti fjalën e tij.

Pedagogu Arlind Qorri i bën thirrje dhe asambleve të fakulteteve të tjera për tiu bashkuar kësaj greve për të ushtruar presion ndaj qeverisë e cila duhet të anulojë ligjin e arsimit të lartë si dhe të plotësojë kërkesat e studentëve.

Arlind Qorri: "Javën e kaluar ishte vendimi i studentëve dhe ne jemi solidarizuar me ta. Sot ne si asamble universiteti kemi vendosur të hyjmë në grevë pa afat deri në rrëzimin e ligjit, dhe plotësimin e kërkesave të studentëve. Shpresojmë që fakultetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Ne të drejtën e kemi me vete. Sot kemi mundësinë të kemi edhe fuqinë me vete."

Po u bëhet presion pedagogëve - Pedagogu Arlind Qorri thotë se pedagogëve p u bëhet presion me vendet e punës dhe rrogën

Arlind Qorri: "Presionet janë të shumta edhe brenda fakultetit të shkencave sociale. Ka kolegë që i kujtojnë rrogën dhe vendin e punës. Apo studentëve që u kujtojnë notën.

Po kush po bën presion?

Arlind Qorri: "Janë struktura të dhenshme apo nëndheshme të qeverisë dhe partive, por ne nuk duhet të kemi frikë. Njeriu ka frikë kur është vetëm, në momentin kur jemi bashkë ne u kallim frikëm atyre."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-fakultetin-e-shkencave-sociale-nis-greva-e-pedagogeve-albin-kurti-i-mbeshtet


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended