“Po tentojnë të na përçajnë”/ Studenti pankartë kundër pedagogut Arlind Qorri

  • 5 years ago
Arlind Qorri, pjesë e lëvizjes ?Për Universitetin? është njëri nga pedagogët pjesë e protestës së studentëve. Por njëri nga studentët sot kishte një pankartë në duar teksa shkruante ?Arlind Qorri nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë?. Report Tv e pyeti studenti për arsyen e kësaj pankarte, ndërsa ai u shpreh se ?Iu drejtohet neo-komunistëve që tentojnë të përçajnë protestën. Protesta jonë duhet zhvendoset para kryeministrisë, pasi atje mund të zgjidhen problemet tona. Lëvizja për Universitetin një levë e Veliajt, u përpoq ta shtyjë vëmendjen për të martën. Neo-komunistët e rinj i larguan banorët e Astirit, bashkëvuajtës si ne. Protesta jonë do të përshkallëzohet?. Ai sqaroi pse u larguan dje Nikolla nga studentët kur doli ti takojë. ?U mendua se ajo dje ishte inskenim i FRESSH-istëve? tha ai.

Recommended