Ora News - Shkodër, sekuestrohen pronat e biznesmenit, Bardhok Planaj

  • 5 years ago
#oranews #biznesmeni #shkoder #bardhokplanaj

Sekuestrohen disa prona në pronësi të Bardhok Planajt, i arrestuar më 3 dhjetor 2018 për ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?, ?Ndërtim pa leje?.

Gjykata e Shkodrës miratoi sot kërkesën e prokurorisë për sekuetrimin e 17 pasurive në emër të Bardhok Planaj.

Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, ?Ndërtimit të paligjshëm? dhe ?Pastrimit të produkteve të veprës penale?, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Bazuar nga hetimet, dy muaj nga arrestimi Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t?i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrohen-pronat-e-biznesmenit-bardhok-pllanaj

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended