Shkëmbimet e territoreve Kosovë- Serbi në Repolitix/ Milo: Thaçi ka garanci nga SHBA

  • 5 years ago
Sot në Repolitix kanë qenë të ftuar ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, analistri Ilir Kalemaj, ish- ambasadori në OKB Agim Nesho dhe Adri Nurellari, këshilltari i Kadri Veselit, i vetmi kosovar në panelin e sotëm të emisionit.

Ka qenë Paskal Milo i cili më parë ka pasur rastin të ndjekë këtë çështje si ministër i Punëve të Jashtme dhe si historian. Ai është shprehur se edhe pse projekti është prezantuar nga një prestigjioze serioze si Le Monde por mbetet ende në kuadrin e hipotezës. Ndërkohë ai është shprehur për presidentin Thaçi se nuk është treguar i drejtpërdrejtë në atë çfarë Serbia kërkon apo se çfarë Kosova duhet t'i japë si dhe është historiani Milo pretendon se është i sigurt në garancinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës mbi marrëveshjen.

"Projektet për territoret janë hipoteza dhe alternative, edhe pse e ka shkruar nje prestigjioze si Le Monde, prap mbetet nje supozim. Kemi degjuar shume supozime për Kosovën dhe Serbinë. Për më tepër kemi të bëjmë me shkëmbim territoresh dhe jo demarkacion apo rregullim territoresh. Thaçi nuk ka qenë asnjëherë i drejtpërdrejtë se çfarë do japë Kosova, pra në një shkëmbim duhet të japësh që të marrësh. Thaçi ka treguar se çfarë kërkon por nuk ka treguar se çfarë i kanë kërkuar, pra çfarë do japë. Jam I bindur se ai ka marrë garanci nga SHBA, pasi është e vetmja pikëmbështetje e tij për marrëveshjen. Me ato se çfarë kam dëgjuar dhe ç'kam lexuar mendoj se presidenti i Kosovës e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Faktori i Jashtëm nuk ka një qëndrim të drejtë ndërsa SHBA me qeverinë e Trump ka ndryshuar qëndrimin ndaj Rajonit dhe Kosovës . Rusia do mbështesë marrëveshjen nëse serbët janë të kënaqur pasi nuk I intereson zgjidhja e një marrëveshjeje Kosovë- Serbi. Përsa i përket Shqipërisë mendoj se do mbështesë çdolloj marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës e Shqipërisë."- tha Paskal Milo

Analisti Ilir Kalemaj është shprehur sot në emisionin e Repolitix se Serbisë i intereson me patjetër një marrëveshje për shkak të vitit simbolik të cilit i është përcaktuar për integrimin në BE, viti 2025. Sipas Kalemaj kapitulli 35 është barriera e Serbisë drejt BE ndërkohë ka hedhur dyshime në rolin që kanë patur ndër vite presidentat Thaçi dhe Vuçiç, duke u shprehur se mund t'i kenë shërbyer ndër vite interesave të njëri - tjetrit.

"Serbët e Mitrovicës së Veriut janë super të privilegjuar, janë mbështetur historikisht si nga Serbia ashtu dhe nga Kosova. Serbia kërkon të kalojë kapitullin 35 pasi e ka marrë vitin simbolik për hyrjen në BE , 2025. Marrëveshja me Kosovës është barrier drejt integrimin. Rusia është interesuar në moszgjidhjen e kësaj situate. Janë disa data të cilat janë vendosur për zgjidhjen e marrëveshjes, më e largëta është në qershor, pra koha e zgjidhjes është decisive por duhet parë mënyra e zgjidhjes. Do të jetë një zgjidhje e përshpejtuar apo e detajuar. Nga ana tjetër Vuçiç dhe Thaçi janë figurat politike më jetëgjata në Serbi dhe Kosovë. Nuk p...

Recommended