Thaçi te '5 Pyetjet'.Diskutim territoresh Kosove -Serbi?
  • 5 years ago
Për territorin është diskutuar në marrëveshje?
Unë e kam ngritur shumë hapur dhe botërisht të drejtën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t?u bashkangjitur me territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa për çështje të tjera askush, kurrë nuk ka diskutuar.

Dhe kanë qenë të gatshëm që t?jua japin Preshevën?
Detyra ime është që të punoj, të sensibilizoj, por edhe nuk e shoh të pamundur.

Në këmbim çfarë keni dhënë?
Unë nuk merrem me shkëmbim territoresh sepse është çështje pazari dhe në kauzën time, vendin tim, për të cilin gjithë jetën kam luftuar edhe me pushkë në dorë, edhe diplomatikisht, që prej tri dekadash, nuk e vë në pazar, në asnjë rrethanë.

Keni folur për kompromis të dhimbshëm. Ku konsiston dhembja.
Kompromis i dhimbshëm natyrisht se janë disa çështje, të cilat duhen menduar. E theksova edhe më parë, për disa të drejta afirmative të serbëve në Kosovë, gjë që nuk e rrezikon shtetin e Kosovës, por nuk janë të drejta popullore te qytetarët e vendit. Tek e fundit, kompromisi i dhimbshëm ka qenë edhe dokumenti i Presidentit Ahtisari, mbi të cilin ne kemi shpallur pavarësinë me mbikëqyrje ndërkombëtare sepse të jemi të sigurt, kurrë në jetë nuk do ta pranonim dokumentin e Presidentit Ahtisari sikur të mos e kishim sigurinë, në një kuptim të premtimit të fuqishëm të negociatorëve Ahtisari, Rohan dhe Vizner, ambasadorëve, se duke i bërë këto kompromise në Vjenë, Rusia do ta pranonte atë dokument dhe do të votonte në Këshillin e Sigurimit. Ne e pranuam atë kompromis, nuk pendohem, por e theksoj që sot nuk do ta pranoja, pa e pasur sigurinë e plotë zyrtare të Rusisë sepse me ato të drejta sikur e kemi bllokuar në fakt shtetin e Kosovës, në një formë apo në një tjetër, në veçanti me të drejtën e vetos së serbëve në Parlamentin e Kosovës për disa çështje. Kështu që janë gjëra, kompromise, të cilat çojnë në një platformë të pranuar nga të dyja palët duke i balancuar interesat e të dy shteteve.
Recommended