Hoxha: "339" u mbyll me ikjen e Xhafaj, pse Prokuroria nuk finalizon hetimin?

  • 5 years ago
#oranews #intervista #artanhoxha #dosja339 #vangjushdako

Gazetari, Artan Hoxha, nuk sheh asgjë të re në artikullin e VOA-s për dosjen "339". Jehonën e madhe që pati në vend, ai e sheh tek fakti se publikimi u bë te Zëri i Amerikës dhe pse nga gazetarë shqiptarë të kronikës.

Artan Hoxha: Të gjithë mundohen ta kamuflojnë historinë se po e jep Zëri i Amerikës. Në fakt janë kolegët tanë gazetarë. Janë të gjithë ato përgjime, indicie për të shkuar te prova. Çfarë nuk ka aty.Më shqetëson se si është e mundur që për ka kohë, hetimi ka filluar në 2016, dhe prokuroria ka ndalur te veprimet deri në momentin që ishte Fatmir Xhafaj Ministër. Të nesërmen që iku Fatmir Xhafaj veprimet për atë dosje kanë ndaluar, janë ndërprerë.

I ftuar në Ora News, Hoxha shpreh shqetësimin se pse prokuroria nuk finalizon hetimin.

Artan Hoxha: Ka pasur ndryshime të ligjit për pjesën e medias. Është bërë një takim para një muaji e gjysmë dhe aty na është bërë e qartë se cilat informacione përbëjnë sekret hetimor, cilat janë sekret shtetëror.Po ashtu na njoftuan se nëse një reporter apo gazetar vihet në dijeni që një shkresë e caktuar përbën sekret atëherë ai është koshient për pasojën që rrjedh për shkak të publikimit të asaj shkrese.Prokuroria ka të drejtën e saj të hetojë. Mua më shqetëson fakti pse prokuroria nuk finalizon hetimin por shpërndan fleta lart e poshtë, shpërndan përgjime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hoxha-339-u-mbyll-me-ikjen-e-xhafaj-pse-prokuroria-nuk-finalizon-hetimin

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended