Ora News - Shkencat Sociale vijojnë bojkotin, Fatos Lubonja: Rezistenca juaj duhet mbështetur
  • 5 years ago
#oranews #fatoslubonja #studentet

Bojkoti i mësimit vijon te Fakulteti i Shkencave Sociale. Studentët kanë zgjedhur që në leksione të mirëpresin pedagogë e analistë për të shkëmbyer mendime. Fatos Lubonja ka qenë sot me studentët, duke iu treguar se kanë nevojë për mbështetje, ndërsa studentët thonë se do të presin vendimin e pedagogëve për të vendosur mbi protestën.

Fakulteti i Shkencave Sociale e ka zhvendosur sallën e leksionit në korridore, duke diskutuar mbi tema të ndryshme me të ftuarit e zgjedhur prej studentëve.

Të enjten Fatos Lubonja diskutoi me ta, mbi referimin e të kaluarës dhe të tashmes, ku ndër të tjera iu tha studentëve se janë një shembull i mirë për të gjithë.

Fatos Lubonja: Rezistenca është shumë e madhe dhe keni nevojë për mbështetje. Regjimi autoritarist që vendos pa pyetur të tjerët, pa pyetur shumicën, ka ndërtuar një ligj të arsimit, ka krijuar të gjithë këto probleme.

Por vetë studentët tregojnë se do të vijojnë me bojkotin, të paktën deri më 1 shkurt pas vendimit të pedagogëve që mblodhën Asamblenë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkencat-sociale-vijojne-bojkotin-fatos-lubonja-rezistenca-juaj-duhet-mbeshtetur

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended