Ora News- Basha: Jemi i vetmi vend ku kompjuteri mësohet me shkumës në dërrasë të zezë

  • 5 years ago
#oranews #lulzimbasha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi turin e tij të takimeve me të rinj dhe qytetarë nga qyteti i Kavajës.

Në takimin me të rinjtë atje, Basha prezantoi planin e tij për nxjerrjen e Universiteteve nga kriza në të cilën sipas tij janë futur.

Duke vënë theksin tek dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, Basha prezantoi paketat mbështetëse për studentët, që sipas tij do të mundësojnë arsimin e të gjithë studentëve shqiptarë.

Lulzim Basha: Tani nuk është parlamenti shqiptar por parlamenti i hajdutëve, banditëve, gjakpirësve të këtij populli. Por në atë godinë unë kam parashtruar fare qartë sesi mund të hidhet hapi i parë të zgjidhur krizën në Universitete. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë.

Kjo do të thotë që gjithë studentët që vinë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj përfitojnë jo përgjysmim por financimin e plotë të tarifave universitare për bachelor dhe master. Do të thotë që me paratë e buxhetit të shtetit, që në fakt janë paratë e prindërve tuaj, dhe me asnjë lek shtesë çdo bir dhe bijë shqiptari të ketë mundësinë të ndjekë studimet universitare në institucionet publike të arsimit të lartë pa paguar asnjë lekë nga tarifa universitare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-jemi-i-vetmi-vend-ku-kompjuteri-mesohet-me-shkumes-ne-derrase-te-zeze

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended