Gjendet i vdekur turku i laboratorit të drogës

  • 5 years ago
Një nder personat më të kërkuar nga Policia Shqiptare për ngritjen dhe funksionimin e laboratorit të drogës në Has, të shkatërruar gjatë operacionit ?Volvo 4? është gjetur i vdekur në Prishtinë. Turku Nedjet Cesuroglu është gjetur i pajetë në Dhjetor të vitit të kaluar, në një banese në kryeqytetin kosovar, por lajmi është bërë i ditur nga autoritetet vetëm këtë të enjte.

Në këtë apartament janë prangosur edhe 4 persona, ndera ta dhe Iskander Saleh, e kosovari Xhemal Sala. Këta dy të fundit ishin shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për laboratorin e Hasit.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit të banesës ka gjetur edhe 113,5 kilogramë heroinë që ishte e gatshme për t'u tregtuar. Janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit, por dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën nga overdoza e heroinës, e injektuar në trup.

Nuk dihet nëse Cesuroglu është vrarë apo ka patur një vdekje natyrale, por kjo pritet të sqarohet nga informacionet që do vijnë nga Prishtina.

Megjithatë hetuesit kanë dyshimin se vdekja mund të ketë lidhje me drogën e laboratorit të Hasit. Prokuroria Shqiptare ka nisur një letër-porosi drejt Kosovës, ku kërkon arsyet e vdekjes së shtetasit turk.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Nedjet Cesuroglu sëbashku me turkun tjetër Iskander Saleh dhe kosovarin Xhemal Sala janë takuar më ideatorin dhe financuesin e laboratorin të Hasit, Admir Hoxha. Ata janë takuar në hotelin e biznesmenin Hoxha në Rinas, ku janë vëzhguar dhe përgjuar.

Këta persona kanë sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës dhe kokainës, ndërsa Admir Hoxha kishte ngritur të gjithë infrastrukturën në laborator. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë bashkërenduar punën për prodhimin e drogës.

Nga 28 personat e arrestuar në operacionin "Volvo 4", gjykata ka lënë në burg 19 prej tyre.

Tv Klan

Recommended