Gjendet i vdekur turku i laboratorit te droges

  • 5 years ago
Një nder personat më të kërkuar nga policia shqiptare për ngritjen dhe funksionimin e laboratorit të drogës në Has të shkatërruar gjatë operacionit ?Vol-Vo 4? është gjetur i vdekur në Prishtinë. Turku Nedjet Cesuroglu është gjetur i pajetë në Dhjetor të vitit të kaluar në një banesë në kryeqytetin kosovar.

Gjithashtu konfirmohet se në këtë apartament janë prangosur edhe Iskandër Saleh dhe kosovari Xhemal Sala, edhe këta të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Policia e Kosovës gjatë kontrollit të banesës ka gjetur edhe një sasi heroine që ishte gatshme për t'u tregtuar. Janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit. Mësohet se Prokuroria Shqiptare ka nisur një letër-porosi drejt Kosovës ku kërkon të dhënat mbi vdekjen e tij dhe arsyet.

Nuk dihet nëse Cesuroglu është vrarë apo ka patur një vdekje natyrale, por kjo pritet të sqarohet nga informacionet që do vijnë nga Prishtina. Sipas dosjes së prokurorisë, Nedjet Cesuroglu së bashku me turkun tjetër Iskander Saleh dhe kosovarin Xhemal Sala janë takuar me ideatorin dhe finacuesin e laboratortin te Hasit, Admir Hoxha. Ata janë takuar në hotelin e biznesmenit Hoxha në Rinas ku janë vëzhguar dhe përgjuar. Këta persona kanë sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës dhe kokainës, ndërsa Admir Hoxha kishte ngritur të gjithë infrastrukturën në një shtëpi në Has. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë bashkërenduar punën për prodhimin e drogës.

Tv Klan

Recommended