Ora News – Nuk ulen biletat në Rinas

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ulja me 7 për qind e tarifave që paguajnë kompanitë për çdo avion që ulet në Rinas, nuk do të ndikojë në çmimin e biletave të udhëtarëve. Shkak është numri i taksave për fluturimet në Shqipëri. Shoqata e Turoperatorëve në një reagim për Ora Neës shton se me këto kushte shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë bileta të shtrenjta.

Shqiptarët paguajnë biletat më të shtrenjta për fluturime ajrore. Pavarësisht se Eurokontrollit ka ulur tarifat me rreth 7% për çdo avion që do niset nga aeroporti "Nënë Tereza", shoqata e Turoperatorëve thekson se kjo nuk pritet të ketë asnjë ndikim në uljen e çmimit që duhet të paguajnë vetë udhëtarët.
Besnik Vathi: Tarifa e Eurokontrollit sado që të ulet, edhe zero të shkojë, efekti është zero në kostot e përgjithshme të një avioni pasi është e rendit 100-200 euro. Ja u ul 30 euro, në një avion prej 180 vendësh nuk do të ketë efekt.
Besnik Vathi deklaron se në aeroport paguhen edhe një sërë taksash të tjera që mbeten shumë të larta, çka ndikon te çmimi i biletave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nuk-ulen-biletat-ne-rinas

Recommended