Ora News - Kravata që nuk i solli fat si ministër në 2017 urojmë t'i sjellë fat këtë herë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një rastësi shkaktoi ilaritet dje në emsionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku ndërsa kishte të ftuar ministrin e ri të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi.

Ndërsa është vendosur në transmetim një insert në të cilin ai fliste në të nëjtin e emision por dy vite më parë, rezultoi se Çuçi mbante të njëjtën kravatë edhe mbrëmë. Në atë kohë ai ishte ministër Shteti për Çështjet Vendore. ?Boo qenkam me të njëjtën kravatë?, ishte ragimi i parë i ministrit.

Kjo ka sjellë të qeshura në emision, ndërkohë që më pas Çuçi e ka marrë me sportivitet duke thënë se është koicidencë por kjo kravat nuk është se i ka sjell fat.

?Vetëm një muaj pas asaj intervistës dola në fushatë dhe ika si ministër, dhe nuk qëndron tek fati kjo, por gjithsesi Çuçi shtoi se perceptimi për ministrat mbajnë kravata të shtrenjta dhe i ndërrojnë për ditë, është i gabuar.

Ndërkohë mes disa premtimeve që bëri Çuçi gjatë emisionit ishte edhe se në fund të detyrës si ministër i Bujqësisë këtë kravatë do tia dhuronte me firmë gazetarit Qafoku .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kravata-qe-nuk-i-solli-fat-si-minister-ne-2017-urojme-ti-sjelle-fat-kete-her
Recommended