Ora News – Shpifi ndaj Shkëlzen Berishës, Romeo Kara dënohet me 50 mijë lekë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara është shpallur fajtor për shpifje dhe është dënuar me gjobë në lidhje me deklaratat e bëra në adresë të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata i cilësoi si shpifje deklaratat e bëra nga ish-zyrtari i OSHEE në momentin që akuzoi Shkëlzen Berishën si të implikuar në marrëdhëniet mes kompanisë DIA dhe CEZ-it.

Gjykata e Tiranës ka dënuar ish-juristin e CEZ, Romeo Kara, me akuzën për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Ky i fundit në cilësinë e të dëmtuarit, bëri padi për shpifje duke kërkuar edhe dëmshpërblim për cënimin e figurës.

Deklaratat, të cilat nga gjykata u konsideruan shpifje, u bënë nga Romeo Kara në një studio televizive, ku ish-juristi theksonte se Shkëlzen Berisha, bashkë me shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Nuel Kalaj kanë luajtur rolin e sekserëve të privatizimit të OSSH-ë tek çekët e CEZ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shpifi-ndaj-shkelzen-berishes-romeo-kara-denohet-me-50-mije-leke

Recommended