Report Tv-Meta vizitë në Mal të Zi, takim me homologun malazez

  • 5 years ago
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndodhet ditën e sotme në Mal të Zi ku ka nisur vizitën zyrtare shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Pas zhvillimit të ceremonisë së nderimit, homologët e dy vendeve dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat ku Presidenti Ilir Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve nërsa vlerësoi shqiptarët si faktor kyç për ruajtjen e traditave, kulturës dhe rritjen e angazhimit në proceset integruese mes dy vendeve.

"Një temë mjaft e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit tonë ka të bëjë edhe ajo me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë.Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian. Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë. Jam i lumtur që gjeta te Presidenti Gjukanoviç mirëkuptim dhe angazhim për një përkujdesje edhe më të madhe ndaj të drejtave të shqiptarëve, për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, traditave dhe identitetit të tyre, për përfaqësimin më përfshirës në nivel qendror dhe lokal, për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të zonave ku ata jetojnë, për mbështetjen e një integrimi më të mirë të tyre këtu në Malin e Zi" u shpreh presidenti Ilir Meta.

Recommended