Meta në shkollën e Rozhajës në Mal të Zi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës,  Ilir Meta ka vizituar këtë të dielë shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj në Komunën Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë.Në këtë vizitë kreu i shtetit është pritur nga stafi pedagogjik i shkollës si dhe dhjetëra nxënës e prindër të tyre.Ndërkohë kjo është vizita e parë e një Presidenti nga Shqipëria viziton këtë shkollë fillore.Në fjalën e tij ai është shprehur i lumtur që ndodhet sot pranë brezit më të ri të shqiptarëve në Mal të Zi. Kreu i Shtetit ka dhuruar për shkollën fillore në Dacaj 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare si edhe fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.?Çdo ditë do jem shpirtërisht pranë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm. Falenderoj stafin pedagogjik për punën e mrekullueshme që bën në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar?.
Recommended