Koalicioni i 5 partive në Mal të Zi, Cungu: Kemi 71% të votave të shqiptarëve, synojmë 2 mandate

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Partitë shqiptare do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, të cilat do të mbahen me 30 gusht.

Partitë që nënshkruan marrëveshjen janë Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit.

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, kryetaru i partisë Forca e Re Demokratike Zif Cungu, tha se 5 partitë kanë 71% të votave të shqiptarëve, dhe se synojnë të marrin dy mandate në këto zgjedhje.

Zif Cungu: ?Ne dje kemi nënshrkuar marrëveshjen midis 5 subjekteve politike kryesore shqiptare në Malin e Zi. Më 30 gusht kemi zgjedhjet parlamentare. Para dy ditësh kemi patur një takim ku kemi kërkuar të marrin pjesë të gjithë, me ndërmjetësimin e diasporës kemi dashur të bëjmë një koalicion edhe më të gjërë. Pra, kemi firmosur dje dokumentacionin ku do të përfaqësohen interesat e shqiptarëve, i cili përfshin prej Ulqinit, Tivari, Malësi, Tuzi, Plava dhe Gucia. Jemi 5 subjekte të cilët kemi duku 71% të votave në Mal të Zi dhe presim të marrim dy deputetë.?

Sipas Cungut, nëse partitë shqiptare sigurojnë 2 mandate, shqiptarët do mund të përfaqësohen më shumë.

Zif Cungu: ?Tentojmë të jemi më prezent dhe më të fuqishëm në parlamentin e Malit të Zi. Kur kishim një deputet shqiptar në parlament, morëm postin e nënkryeatrit të parlamentit, një post të Ministrit për Pakicat, dhe disa poste zëvendës ministrash. Nëse do arrijmë të kemi dy deputetë, mund të arrijmë të fitojmë dy ministri por edhe më shumë.?

Inbntervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/koalicioni-i-5-partive-ne-mal-te-zi-cungu-kemi-71-te-votave-te-shqiptareve-synojme-2-mandate/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended