Ora News – Naftë në Zagori? Tare: Ndërhyrja në atë zonë, krim ndaj natyrës dhe trashëgimisë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kompania holandeze SHELL do të nisë studimin për gjetjen e rezervave të naftës në Zagori të Gjirokastrës brenda këtij viti.

Ky projekt ka ngjallur shqetësimin e kreut të Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, i cili thotë se kjo zonë duhet të ketë përparësi turizmin dhe çdo ndërhyrje do të ishte një krim ndaj natyrës dhe trashëgimisë.

Tare: Di gjë që ka shumë grupe, invidë etj, të cilët udhëtojnë në këtë zonë sepse është një zonë e cila lidhet me zonën e Përmetit, me zonën e Frashërit. Është një zonë e mrekullueshme, një nga zonat më të bukura që ka Shqipëria, jugu shqiptar. Çdo lloj ndërhyrje në atë zonë do të ishte një krim i madh ndaj natyrës, ndaj trashëgimisë por edhe ndaj zhvillimit të turizmit sepse në fund të fundit ata njerëz atje do të jetojnë vetëm me turizëm.

Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, sqaroi se specialistët e mjedisit do të ndjekin me vëmendje të gjithë studimin, në mënyrë që impakti në mjedis të jetë sa më i vogël.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nafte-ne-zagori-tare-nderhyrja-ne-ate-zone-krim-ndaj-natyres-dhe-trashegimise

Recommended