Ora News - Caktohet data e vettingut për Donika Prelën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka cakuar datat e dy seancat për vettingun për dy drejtues prokurorish.

Në datën 21 janar do dalë para gjyqtarëve Altin Binaj, drejtues i Prokurorisë së Apelit në Vlorë. Trupi gjykues përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko e Xhensila Pine. Prokurori Altin Binaj përdisa vite ka punuar në prokurorinë e Përgjithshme si drejtues i sektorit të antikorrupsionit.

Ndërsa në datën 22 janar do dalë Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Trupi gjykues përbëhet nga Roland Ilia, Olsi Komiçi dhe Valbona Sanxhaktari. Prela mori drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 9 maj 2018. Ajo u trasnferua nga prokuroria e Durrësit pas largimit të prokurorit Besim Hajdarmataj nga funksioni drejtues tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Para se të merrte këtë post ajo ka mbajtur për 5 muaj drejtimin e prokurorisë së Durrësit, në kohën e fillimit të hetimeve ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Te henen mblidhet KLP - Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të hënën (21 janar) në orën 10:00 në sallën e KLD-së.

Në mbledhje do të ketë prezantim i shkurtër nga Kryetari i Këshillit mbi:

1. Ecurinë e procedurave për plotësimin e pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

2. Ecurinë e procedurave për verifikimin e pasurisë dhe të figures të kandidatëve për prokurorë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës;

3. Tranzicioni I detyrave dhe përgjegjësive për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër te procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

-Shqyrtimi i projektvendimit për miratimin e structures së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe propozimin e buxhetit për vitin 2019;

-Shqyrtimi i projektvendimit mbi kërkesën e dy prokurorëve për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm;

-Shqyrtimi i projektvendimit për nisjen e procedurave për plotësimin e gjashtë pozicioneve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë perms procedures së komandimit të prokurorëve;

-Shqyrtimi I projektvendimit mbi shkarkimin e prokurorit Tom Deda
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/caktohet-data-e-vettingut-donika-prelen

Recommended