Ora News – Edvin Kristaq Urrejtja! Berisha me "kameraman" personal në Kuvend

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Dhe pse opozita u ngrit nga karriget sapo nisi votimi i dekreteve për ndryshimet në qeveri dhe një pjesë e deputetëve u larguan bashkë me Bashën dhe Kryemadhin, ish-kryeministri Sali Berisha e shoqëroi të gjithë këtë proces me fjalimin e tij.

Edhe pse mikrofoni i foltores së Kuvendit nuk kishte zë, ai adresoi akuza në drejtim të Ramës dhe mazhorancës ndërsa deputetja Albana Vokshi e filmoi me celular.

Berisha: Ky i pafytyrë që ozurpon çdo pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë, kështu voton ky horr-horri që nuk ka fytyrë as dinjitet dhe nxjerr opozitën jashtë. Kështu voton ky, nuk ka ndodhur kurrë kjo që po bëjnë sot këta. Qeshni qeshni, por do u vijë dita një nga një. Kështu votojnë këta që kanë frikë nga fytyra të droguara, kështu votojnë këta hajnat. Ky është një turp, faqezezë e jotja. Kur nuk ke faqe, nuk ke fytyrë, nuk ke nder, je një hiç që vepron në këtë mënyrë. Ke frikë ti puçist i ndyrë që merr të gjitha pushtetet dhe nxjerr opozitën jashtë.Ke frikë ti.

Në këtë moment Gramoz Ruçi hedh në votim dekretin e Erjon Braçes për zëvendëskryeministër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/edvin-kristaq-urrejtja-berisha-me-kameraman-personal-ne-kuvend