Ora News – Kuvend, Berisha: Përshëndes autorin e golit të Kombëtares, Edvin Rama

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha tha me ironi nga salla e Parlamentit se autori i golit të Kombëtares në Francë ishte kryeministri Edi Rama.
Berisha tha se edhe Giani de Biazi është sot këtu falë kryeministrit, njeriut të sukseseve imagjinare, siç e cilësoi ai.
Ish-kryeministri e cilësoi historik pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro2016, duke theksuar se shpresonte që të në ardhmen mafia internacionale e futbollit të mos bëhej pengesë për skuadrën e Kombëtares.
Berisha: Në garën më të fortë të kontinentit evropian, tre ndeshje dinjitoze realizoi, por nuk mori atë që meritonte, por fitoi emër, reputacion që kurrë ndonjëherë nuk e ka patur. Zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës në Evropë dhe në botë. Me këtë rast, një përshëndetje të përzemërt do t?u jap fansave kuqezi, të cilët kthehen sot kampion me energjitë pozitive që dhuruan në rrugët e Francës.
Nuk mund ta mohoj edhe bukurinë e racës që përfaqësuan. Këtë janë elita e bashkimit kombëtar, energjia pozitive. Këta janë simboli i bashkimit të kombit në të ardhmen e ndritur. Këta janë guximtar, njerëz të sakrificës. Po kështu edhe ekipi është i kombit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-pershendes-autorin-e-golit-te-kombetares-edvin-rama/