Tek "Tempora"/ Agimja, gruaja që punon si mekanike dhe që na mëson se "zanati mësohet me të vjedhme"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mbrëmjen e 15 janarit në "Tempora" në Ora News erdhi historia e Agime Mehallës, gruas mekanike që të gjithë e njohin dhe ia lënë me besim makinën në duart e saj.

"Zanati mësohet me të vjedhme" të thotë Gimja teksa rregullon një makinë në oficinën e saj tek Ura e Zaranikës në Elbasan.

Kurrë nuk ka dashur të bëhej shofere as mekanike, por jeta e solli të jetë aty ku është sot .

"Atëherë ishte opinion shumë i keq. Por ishim dy motra binjake dhe bursa duhej ndarë në dy. Infermierinë ia lashë motrës, unë mora këtë se isha më e shëndoshë".

Gimja është shembulli se nuk ka burra apo gra por vetëm njerëz që munden dhe ia dalin

Materiali u përgatit nga Kozeta Kurti dhe u transmetua në emisionin "Tempora" të Sonila Meços në Ora News.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tek-tempora-agimja-gruaja-qe-punon-si-mekanike-dhe-qe-na-meson-se-zanati-mesohet-me-te-vjedhme

Recommended