Deputetja qe punon vullnetarisht si gjinekologe ne maternitet

  • 5 years ago
Meral Uzeiri Ferati është deputete e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Prej 10 vitesh është pjesë e Kuvendit, por me profesion është gjinekologe. Ajo ka lindur në Tetovë dhe prej 12 vitesh është e martuar me Neritan Feratin, me të cilin ka një djalë.

Edhe pse është e angazhuar në politikë, Meral nuk e ka harruar profesionin e saj, gjinekologjinë. E ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, znj.Meral na tregon se ushtron profesionin si gjinekologe vullnetarisht në maternitetin e Maqedonisë së Veriut.

?Ligjërisht ne kemi të drejtë 10 orë në javë. Unë nuk jam në mundësi që ta respektoj atë, por shkoj kryesisht kur më thërrasin. Punoj si vullnetare se me ligj nuk kemi të drejtë të marrim kompensime, të bëjmë një veprimtari tjetër në momentin që jemi angazhuar në politikë. Vulletarisht e bëj sepse e dua shumë. Por edhe më kërkojnë anëtarë të familjes, shoqëria, pacientë. Gjatë gjithë studimit tim kur studioja mjekësi, kam menduar se do të bëhem pediatre. E kisha qejf shumë pediatrinë. U punësova në vaksinim. E pashë që ajo punë nuk korrespondonte me karakterin tim. Unë nuk e dija se vetë isha më tepër temperamente. Më tepër rrija në sallën e lindjes dhe operacionit, sesa tek bokset aty ku rrinë të porsalindurit. Aty e pashë që ai temperamenti im më tepër i përshtatej gjinekologjisë dhe pastaj zgjova që dua të bëhem gjinekologe?.

Por si hyri në politikë? Meral thotë se për këtë është ndikuar nga i ati i saj, me synim që të kontribuojë sa më mirë që mundet për shoqërinë e vendit.

?Unë kisha një baba që ishte një njeri shumë punëtor, shumë aktiv, që kishte vizion, kishte studiuar në Zagreb dhe në Tetovë mundohej që kulturën që e kishte parë atje ta kultivonte edhe në Tetovë. Kishte qejf që ne të jemi shumë punëtor. Ne jemi tre motra dhe duke qenë se ai ishte aktiv në shoqëri, ishte aktiv në skenën politike, në muzikë, sport, gjithandej, ai donte që edhe në vajzat ta bëjmë të njëjtën punë, ta ndjekim rrugën e tij. Duke qenë se ne u rritëm në atë frymë, nuk e pata as dilemën më të vogël nëse të kyçem apo jo. Sepse nuk e kam zgjedhur të jem spektatore e gjërave. Partia Demokratike Shqiptare është parti e cila që prej momentit që kisha të drejtën të votoja, kam votuar atë parti dhe ishte ajo idea ku unë veten e gjeta?.

Recommended