Banori apel në Ora News: Rama të na hapë rrugët, jemi fshat shumë i varfër

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Qindra familje rezultojnë të izoluara në të gjithë vendin nga reshjet e dëborës që këtë të hënë rinisën në verilindje të vendit. Banorët e Selixës në Mat, kontaktuan me Ora News për të dhënë alarmin se po u mbarojnë ushqimet, ndërsa prej 7 ditësh janë të izoluar e pa asnjë mbështetje. Situata të ngjashme edhe në qarqet e tjera malore.

Reshjet e dëborës rinisën në qarkun e Dibrës këtë të hënë ku dhjetra fshatra mbeten të izoluar prej gati një jave për shkak të bllokimit të rrugëve.

Banorët e Selixës në Mat kontaktuan me Ora News për ti përcjellë pushtetit vendor por edhe qeverisë qendrore thirrjen se po u mbarojnë rezervat ushqimore, ndërsa prej ditësh janë në errësirë.

Hapja e rrugës është kërkesa kryesore, pasi në fshat disa gra presin të bëhen nëna.

"I lutemi shtetit, Edi Rama të marrë masa për fshatin Selishtë, sepse jemi fshat me probleme që me kohën më përpara dhe sot jemi prap të izoluar", tha banori.

"Jemi fshat shumë i varfër, sot është tmerr. Ju lutem rrugët me makinë të na sjellin ndonjë borë pastruese", u shpreh banori.

Ata janë angazhuar vetë për rilidhur energjinë elektrike, ndërsa në një video ky burrë shpërthen ndaj pushteteve, teksa tregon se ka fëmijët me temperatura e pa bukë në shtëpi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banori-apel-ne-ora-news-rama-te-ne-hape-rruget-jemi-fshat-shume-i-varfer

Recommended