Ora News – Bora në Shkodër, trotuarët si pista patinazhi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Trotuaret e Shkodrës rrezikojnë të kthehen në pista patinazhi, pasi në mbi 90 % të territorit ato janë të mbuluara nga dëbora.

Qytetarët madje janë tejet kritik me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, që sipas tyre shpejtoi të thotë se rrugët janë pastruar, por realiteti në terren thotë të kundërtën.

Reshjet kanë pushuar por frika është se temperaturat e ulëta dhe ngricat mund të përkeqësojnë më tepër situatën. Problematikat më të mëdha po i kalojnë zonat malore, ku Dukagjini me 3 njësitë Pultin, Shalën dhe Shoshin kanë nga 40 cm deri në 1 metër dëborë.

I bllokuar është Mali i Shoshit, ndërsa në fshat nuk ka energji elektrike dhe as shërbim mjekësor. Në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, në pjesën nga Mali Kolaj deri në Baks të Ri, veçanërisht në Qafë Shtiqën, për arsye të ngricave ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segmenet rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bora-ne-shkoder-trotuaret-si-pista-patinazhi