Ora News - Rama i quan studentët protestues 'çeta"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #proteste #studentet
Kryeministri Edi Rama i quajti "çetë" grupin e studentë në fakultetin e Ekonomikut dhe të Juridikut të cilët bllokuan paraditen e sotme hyrjen në fakultet. Paralelisht me këta, në një tjetër ambient, kryeministri para një grupi studentësh prezantonte programin e punësimit të ekslentëve.

Edi Rama: "Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish që nuk dalin më tek kryeministria pasi nuk kanë mundësi më të tregojnë se janë shumë pengojnë zhvillimin e mësimit. Si ka mundësi? Si mund të pengosh të drejtën e mësimit qoftë dhe një personi të vetëm? Pedagogu ka të drejtë qoftë dhe vetëm mua të më japë mësim, dhe mua nga shtëpia deri tek banka askush nuk ka të drejtë të më pengojë njeri rrugën. Asnjë, jo më çeta personash që nuk dijnë se çfarë kërkojnë, ose se janë aty se u kanë thënë të rrinë aty dhe të kërkojnë gjëra që nuk kanë për tu bërë kurrë,bllokojnë gjithë dynjanë. Dhe u kanë thënë vetes se jam student e student, jo mo prit një sekond. Ka studentë e studentë"

I pamundur përgjysmimi i tarifave për masterin

Edi Rama: "Shoh që kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet. Ne kemi bërë një përjashtim. Do të përgjysmojmë tarifën e masterit për ata me 9 dhe 10 dhe ata me ndihmë ekonomike. Masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty. Ata me katra e pesa do marrin përgjysmimin tani, por nëse vitin e ardhshëm do të paraqiten me 4-5 nuk do të marrin më. Nuk mundet që shoqëria, prindërit dhe të gjithë ata që paguajnë taksa të paguajnë për këta që ata të rrinë nëpër kafene e të marrin katra. Jo nuk ka për të ndodhur. Ata që përsërisin vitin nuk kanë për të marrë më kokërr leku, jo 50% por asgjë. Kush është në master, masteri është investimi yt."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-i-quan-studentet-protestues-ceta

Recommended