Paloka: Nuk ka rikthim ne Kuvend

  • 5 years ago
Nisja e sesionit të ri parlamentar në 21 Janar do ta gjejë opozitën jashtë kuvendit. Ndonëse nuk ka një vendim përfundimtar, nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka thotë se rrëzimi nga maxhoranca i nismës së opozitës për vettingun në politikë e bën të pakuptimtë rikthimin në Kuvend.

?Do të merret një vendim i gjithë opozitës, por mendoj se pak a shumë vendimi është përvijuar. Nuk mund të kthehemi në një Parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë, duke filluar nga Kryeministri.?

Me një opozitë jashtë parlamentit, me një reformë zgjedhore gati në të dështuar, shanset e një normaliteti politik zerohen. Paloka, sikundër kryetari i tij Basha, i rikthehet tezës së zgjedhjeve të parakohshme, si e vetmja mundësi për kthimin e shtetit në binarët e ligjshmërisë.

?Përgatituni për zgjedhje dhe shpresoj që zgjedhjet të bëhen bashkarisht, jo vetëm ato lokale por edhe ato Parlamentare, mbas largimit të Ramës.?

Edhe pse opozita thotë se është e gatshme për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale njëherësh në pikëpyetje mbetet puna për Kodin zgjedhor, për të cilin palët nuk kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët.

Tv Klan

Recommended