Ora News - Paloka i hedh bojë në fytyrë Ramës, skena në Kuvend në sy të Talat Xhaferrit

  • 5 years ago
#oranews #edipaloka #kuvend #parlament #edirama

Seanca e sotme duhej të ishte solemne për faktin se Kuvendi i Shqipërisë do të ratifikonte protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Për nder të kësaj ceremonie ishte i ftuar edhe kryetari i kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri, por ky i fundit u bë dëshmitar i përplasjeve politikës së brendshme të cilat u vunë në plan të parë, dy ditë nga protesta që opozita pritet të organizojë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi e quajti skenat: "shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja".

Çfarë ndodhi?- Pas kryeministrit Edi Rama, i cili mbajti fjalën e rastit për votimin e këtij protokolli, në foltore doli kryetari i PD-së i cili pasi përshëndeti Maqedoninë, duke iu drejtuar Xhaferrit, të ulur në llozhe tha: Skenari i Maqedonisë së Veriut deri para pak kohësh është shumë më i lehtë se ai ku gjendemi sot dhe ky është morti i dytë në të cilën merr pjesë Kryetari i Kuvendot, Talat Xhaferri, morti i rënies së shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është i mbushur me njerëz që kanë ardhur këtu si shprehje e vullnetit të bandave, të krimit të organizuar, të një grushti oligarkësh që kanë kapur qeverinë dhe e kanë detyruar të braktisë dhe tradhtojë interesin publik dhe detyrimet ndaj BE. Këto janë arsye pse ne nuk mund të festojmë me fqinjët tanë, ndonëse na bëhet qejfi, kur dëgjojmë miqtë tanë se jeni gati të merrni dritën jeshile për hapjen e negociatave, por me siguri edhe ju e dëgjoni se frika e tyre është se këtë qershor Shqipëria nuk mund dhe nuk do ta marrë hapjen e negociatave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tension-ne-kuvend-ne-sy-te-talat-xhaferrit-paloka-i-versulet-rames

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended