Report Tv-Përndjekja dhe një shuplakë sollën vrasjen e Griseldës në Laprakë
  • 5 years ago
TIRANË - Një shuplakë mes të rinjve 10 ditë përpara rezulton shkaku i atentatit ku mbrëmjen e 26 dhjetorit 2018 mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe u plagos shoku i saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë rezultojnë se kanë shkatuar vdekjen e 17-vjeçares sipas materialit të prokurorisë së Tiranës siguruar nga Report Tv.

Plumbat janë shkrepur nga Robert Prepepaj i riu i cili rezulton se është konfliktuar më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet parakrake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar me shuplakë.
Recommended