Ekskluzive/Mësuesja e vitit: Në Shqipëri 600 familje kanë probleme me gjakmarrjen

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Liljana Luani është mësuesja nga Shkodra, e cila është shpallur mësuesja e vitit 2018. Në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Beti Njuma ajo thotë se puna që bën është më tepër mision sesa profesion.

Me një eksperiencë 37 vjeçare ajo rrëfen për punën tërësisht vullnetare që bën prej 15 vitesh me fëmijët që kanë probleme me gjakmarrjen.

Sipas mësuese Liljanës në Shqipëri në total janë 600 familje që kanë probleme me gjakmarrjen.

Liljana Luani: Në vitin që kaloi unë kam bërë një studim sa i përket problematikës së gjakmarrjes, duke u fokusuar në studimin e nivelit arsimor dhe psikosocial të fëmijëve, gjendjen ekonomike. Nuk është shumë i madh numri i familjeve në gjakmarrje në Shqipëri. Diku rreth 600 familje janë me probleme gjakmarrje në gjithë Shqipërinë. Jo të gjitha të ngujuara, as një e treta e tyre nuk janë të ngujuara. Megjithatë problematika është serioze.

Por kur merr fund gjakmarrja? Mësuese Liljana shpjegon:

Liljana Luani: Pas të mbarojë vetingu dhe të përfundojë reforma në drejtësi dhe organet ligjzbatuese të zbatojnë ligjin ashtu si duhet, aty merr fund gjakmarrja. Pastaj dënohet ai që bën krimin, dënohet edhe pala mban pjesën e ngujuar brenda. Njerëzit jetojnë të lirë, ai që bën krimin dënohet dhe ajo që është më e rëndësishmja, fëmijët shkojnë në shkollë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzivemesuesja-e-vitit-ne-shqiperi-600-familje-kane-probleme-me-gjakmarrjen

Recommended