Krim ne familje qe ne nisje te vitit

  • 5 years ago
Vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 2 Janarit në familjen Muska tronditi jo vetëm Ballshin. 34-vjeçari Gazmend Muska, i sapoardhur nga Greqia për të kaluar për festat e fundvitit, qëlloi me thikë bashkëshorten dhe më pas motrën e saj. Krimet e fillim-vitit sipas psikologëve lidhen me bilancin vjetor, i cili krijon presion apo pesimizëm.

Aurela Agalliu, psikologe: Faktori ekonomik përbën ndoshta edhe këtë problematikë, pasi njerëzit bëjnë një bilanc vjetor apo të mund të akumulojnë stresin vjetor që më pas shpaloset në sjellje të tilla të dhunshme që reflektohen më pas në familje.

Sipas psikologes Aurela Agalliu nuk është çudi që në shumë raste krimi ndodh nga personat që kthehen nga emigrimi, pasi ata përballen me ndryshimet kulturore.

Recommended