SHKODËR, SURPRIZOHET “MËSUESJA MË E MIRË E VITIT 2018”

  • 5 years ago
Greta Bardeli, kryetarja e Këshillit qarkut Shkodër ka gjetur një mënyrë të vecantë për shprehur mirënjohje dhe vlerësim mësueses Liljana Luani.

Global Teacher Prize e vlerësoi mësuese Liljanën si një nga 50 mësueset më të mira në botë, për shkak të kontributit të dhënë në shpërndarjen e dijes në zonat më të thella në Shqipëri, ku ndodhen fëmijë të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrrjes.

Në të njënjtën kohë mësuese Liljana ka fituar dhe Çmimin Kombëtar ?Mësuesi i Vitit 2018?.

Greta Bardeli, kryetare e keshillit te qarkut Shkodër shpreh mirënjohjen ndaj punës së znj. Liljana Luani.

Greta Bardeli ftot stafin pedagogjik të shkollës në një takim në zyrën e sajpër të dislutuar mbi problemet që hasin këta mësues.

Nga ana tjetër, znj. Liljana Luani tha se profesioni i saj është kthyer në mision.

Që nga viti 2005, mësuese Liljana ka dhënë vullnetarisht kohën e saj për të edukuar fëmijët, familjet e të cilëve janë përfshirë në gjakmarrje.

Në vitin 2014, ?Qendra e Re Horizonti? në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e vlerësoi Liljanën me Çmimin ?Trëndafili i Artë? për kontributin e saj në arsimimin e fëmijëve të ngujuar.

Në vitin 2017, Ambasada Amerikane i dha asaj çmimin "Gruaja e Kurajës". Nëse i dhurohet Çmimi Global i Mësuesit, Liljana do të hapë një qendër multifunksionale arsimi ku do të edukojë fëmijët e ngujuar, fëmijët jetimë dhe fëmijët e tjerë që nuk vijojnë rregullisht shkollën.

Kjo qendër do të ketë klasa teknologjike, kompjutera, klasa sportive dhe të artit që do t'i lejojë të gjithë fëmijët të përmirësojnë talentet e tyre.

Recommended