Prokuroria 15 mendime pozitive e 14 negative për amnistinë

  • 5 years ago
Prokuroria dha mendim pozitiv edhe për tre kërkues të amnistisë. Për katërmbëdhjetë persona, prokurorët nuk pajtohen të fitojnë mëshirë nga gjykata. Gjithsej nga 29 kërkesa të paraqitura, pozitivisht është vendosur për 15. Pjesa tjetër nuk i kanë plotësuar kushtet. Dje me pëlqim të prokurorisë, gjykata amnistoi 12 të pandehur. Një Vit të Ri të qetë do të presin pesë deputetët, Ljuben Arnaudov, Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski. Gjithashtu, janë falur edhe Zaharie Simovski, Mitre Pitpropovski, Stefan dhe Mihail Mlladenovski, Ilija Slavevski, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski.