Rama: Parlamenti miraton amnistinë për gratë e burgosura menjëherë pas vitit të ri!
  • 4 years ago
TIRANE- Menjëherë pas vitit të ri do të miratohet në Kuvend, drafti për aministinë për gratë e burgosura i cili do të lirojë nga qelia 28 prej tyre dhe ulë dënimin me 1/3 për pjesën tjetër. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në burgun e grave bashkë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ai tha se do të krijohen lehtësi për gratë që do vijojnë të vuajnë pjesën tjetër të dënimit, ndërkohë që premtoi se ato që do lënë qelinë do të përkrahen nga shtetit për të gjetur një punë.Rama deklaroi se Reforma në Drejtësi po ndryshon rrjedhën e historisë në Shqipëri dhe se shumë prej prokurorëve dhe gjyqtarëve që po largohen nga sistemi duhet të ishin në burg. Kryesocialisti u shpreh se reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete dhe se në të ardhmen do të kemi një sistem që nuk dënon njerëzit e dobët e të varfër por fajtorët e vërtetë.
Recommended