Meta jep sinjale pozitive per Lleshin

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta jep sinjale për miratimin e kërkesës së dytë të kryeministrit për të dekretuar Sandër Lleshin në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Në një njoftim të zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, thuhet se Kreu i Shtetit nuk mundi që herën e parë të sqarohej plotësisht nga institucionet për Lleshin.

Për këtë arsye ai ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Në këtë afat të ri kushtetuese 7 ditor që nisi nga e premtja kur presidenti i mbërrit kërkesa nga kryeministri, shoqëruar nga edhe një relacion i detajuar shpjegues, presidenti ka përfshire në këtë proces dhe Kuvendin.

?Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).

Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç?.

Mosdekretimi i Sandër Lleshit shkaktoi një përqasje të fortë mes kryeministrit dhe presidentit. Rama e akuzoi për shkelje te kushtetutës duke thënë se ligji themeltar nuk i jepte atij të drejtë të refuzonte dekretimin e ministrave. Ndërsa Meta u përgjigj duke thënë se ata që ngrejnë të tilla akuza janë diletantë e amatore. Por deklarata e sotme e presidencës tregon se tonet mes dy institucioneve po ulen dhe qe presidenti mund t?i hape dritën jeshile Lleshit per te marre drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe për ta bërë këtë ministri funksionale, siç kane kërkuar edhe ambasadat e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Tv Klan

Recommended